12 Shkurt, 2018

5-vjet dashuri, çifti i njohur: Zjarr që nuk shuhet kurrë


Janë shndërruar në një nga çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar dhe një fakt të tillë e kanë treguar në çdo postim të tyre.

Por këtë herë për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami është një ditë shumë e gëzuar pasi festojnë 5-vjetorin e lidhjes së tyre. Të dy në rrjete sociale i kanë dedikuar njëri-tjetrit postime plot dashuri.

“5-vjet zjarr që nuk shuhet kurrë”, ka shkruar Venera. Ndërkohë edhe Lindi është treguar mjaft romantik: “Sot, 5 vite bashke me Veneren time, me dhuraten me te bukur qe me dha Zoti… Te dua”.

Ndërsa kujtojmë se ata janë njohur dhe dashuruar në talent-show, “The Voice of Albania”, ku Venera doli fituese.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al