4 Gusht, 2018

Xhesika Berberi e lindur për të qenë në kopertina, ja si dukej vite më parë


Xhesika Berberi ka tërhequr vëmendjen e publikut që në daljen e saj të parë në “Miss Universe”. Ajo gjithashtu mori kurorën e më të bukurës.

Tashmë modelja e njohur shqiptare ka vazhduar karrierën e saj në Amerikë. Por mesa duket pasioni i Xhesikës për modelingun ka filluar që në moshë të vogël.

Së fundmi ajo ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqet përpara disa vitesh duke pozuar për një kopertin. Aty shihet se Xhesika ka bërë një shkrim i cili është publikuar në një revistë, pranë shkrimit shfaqet dhe fotoja e saj.

Xhesika ka qenë shumë simpatike dhe shihet se ka ruajtur edhe sot tiparet e veçantë të fytyrës.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al