23 Nëntor, 2018

4-muajshe shtatzënë, aktorja e njohur turke zbulon barkun e rrumbullakosur


Dy aktorët e famshëm turk, Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen do të bëhen për herë të parë prindër. Mediat turke zbuluan pak javë më parë se aktorja do të sjellë në jetë një djalë.

Ndërkohë mediat vendase kanë publikuar edhe foton e parë të Fahriye-s me barkun e rrumbullakosur. Aktorja turke shfaqet në natyre me disa fëmijë, teksa mban veshur një bluze të bardhë ku dallohet qartë pritja e ëmbël.

Duket se ajo po e shijon shumë periudhën e shtatzënisë, pasi shfaqet shumë e lumtur duke buzëqeshur.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al