Para katër muajsh, këngëtarja Zimina Vasjari u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen Khole. Që prej lindjes së vajzës, duket se këngëtarja i është përkushtuar vetëm asaj.

Zaimina është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh poston foto e video të ëmbla të Khole. Ndërkohë në një intervistë për “Top Albania Radio”, Vasjari ka treguar se jo vetëm ajo, por edhe partneri Klodi i përkushtohet shumë vajzës së tyre.

Gjithashtu gjatë intervistës këngëtarja rrëfeu se në të ardhmen jo shumë të largët, dëshiron shumë ti plotësojë dëshirën partnerit të saj për të bërë një djalë, e për ta bërë Khloen me një vëlla të vogël.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
