30 Tetor, 2018

35-vjetori i lindjes, aktori i njohur turk përfundon në spital


Aktori turk mjaft i dashur për publikun shqiptar, Kivanç Tatlitug feston sot 35-vjetorin e lindjes.

Bashkëshortja e tij Basak Dizer kishte organizuar një festë për këtë ditë të veçantë, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet.

Mediat turke shkruajnë se së bashku me Basak, Kivanç ka shkuar në spital, pasi vjehrri i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu mediat turke shtojnë se ata të dy kanë qëndruar gjatë gjithë natës në spital pranë babait të Basak. Vetëm në mëngjes çifti është kthyer në shtëpi.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al