Ylli televiziv, Lauren Goodger, ka tërhequr vëmendjen së fundmi teksa ka pozuar në një set fotografik, me një palë të brendshme tepër provokuese.

32-vjeçarja ka ekspozuar format e saj bombastike, duke i “vënë flakën” kështu rrjetit.
Kohët e fundit Lauren ka lancuar faqen e saj të fitnesit, ku fansat e kanë akuzuar atë për trupin e saj që e ka ashtu falë operacioneve dhe jo palestrës.

“Si mund të promovoni një faqe palestre kur ju nuk jeni 100 për qind e ndershme me kirurgjinë, operacionet apo çfarëdo që keni bërë”, i shkruante një ndjekës.


