27 Shtator, 2018

3 vite bashkë, bashkëshorti surprizon Adelinën në përvjetorin e lidhjes


Këngëtarja Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj maqedonas, Serjoza Markov, për një kohë të gjatë kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave.

Muajin e kaluar ata u bënë prindër për herë të parë. Adelina solli në jetë një djalë, të cilit i vendosin emrin Jon.

Ndërsa tani çifti feston përvjetorin e lidhjes. Këngëtarja ka zbuluar për fansat e saj, se ajo dhe Serjoza kanë 3 vite bashkë.

Në këtë ditë të veçantë Markov e ka surprizuar Adelinën duke i dërguar në shtëpi një kuti me trëndafila të kuq, të cilët ajo i ka postuar në “Instagram” ku shkruan: “3 vite bashkë”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al