2 Tetor, 2017

3 mënyrat natyrale për të luftuar strijat


 

Strijat formohen kur lëkura zgjerohet shumë shpejtë, në raste të tilla si shtim peshe në kohë të shkurtër, shtatzëni ose rritje e gjirit. Fibrat e kolagjenit që janë përgjegjëse për elasticitetin e lëkurës janë të grisura dhe krijojnë një shenjë fillimisht të kuqe e më pas të bardhë. Me pak ndihmë nga natyra, ju mund të përmirësoni këto shenja jo-estetike.

Gjeni më poshtë 3 mënyra të thjeshta dhe natyrore për të përmirësuar strijat:

 Aloe vera.  Aloe Vera është një prej bimëve më të mira për lëkurën tuaj. Përveçse trajton djegiet, ajo mund të bëjë mrekulli të vërtetë mbi strijat. Ёshtë e thjeshtë për t’u përdorur – aplikoni aloe vera gel ose vaj mbi strijat dhe lëreni derisa lëkura ta përthithë. Gjithashtu, mund të përzieni aloe vera me vaj nga vitamina E dhe ta aplikoni mbi lëkurë.

 

Lagështia.  Gjëja më e rëndësishme në trajtimin e strijave është lagështia e lëkurës. Konsumoni shumë ujë, përdorni shpesh kremra zbutës, shmangni kafeinën dhe pijet me sheqer dhe të gazuara. Këto zakone do të ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë i hidratuar.

 Vaj ulliri /Vaj Vitaminë E /Vaj Kokosi.  Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E, e cila neutralizon radikalet e lira në lëkurën tonë, duke e mbajtur atë të zhdërvjellët dhe përshpejton shërimin e plagëve. Përveç kësaj, vaji i ullirit zbut lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e strijave. Mund të zëvendësohet vaji i ullirit me vaj kokosi apo vaj vitaminë E, apo akoma më mirë t’i përzieni bashkë këta vajra për një efekt më të shpejtë.

 

 

© Panoramaplus.al