5 Dhjetor, 2017

3 hapa se si të shpëtoni telefonin nëse ju bie në ujë (Video)


Telefoni është bërë pjesë e pandalshme e jetës sonë dhe është gati e pamundur që të shkëputemi prej tij edhe kur shkoni në tualet.

Dhe nëse e merrni me vete në tualet mjafton një pakujdesi dhe ai mund të përfundojë në WC ose lavaman.

Ja çfarë duhet të bëni nëse gjendeni në një  situatë të tillë:

1.Fikni telefonin menjëherë, hiqni kartën SIM dhe atë të memories, dhe mundohuni të çmontoni baterinë.

2.Fshini me peshqir pjesët e hapura të celularit.

3.Më pas mbushni një kuti ose enë me oriz. Fusni telefonin brenda në pozicion të pjerrët dhe lëreni për 48 orë, dy ditë. Niseshteja e orizit ka aftësi të përthithë lagështinë dhe të parandalojë dëmtimet e mëtejshme.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

© Panoramaplus.al