13 Shtator, 2024

Egla Cenos i bëjnë bllok rrjetet sociale! Reagon aktorja:Gjeni kush nga VIP-sat…


Egla Ceno, fituesja e edicionit të 3-të të Big Brother Vip, nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale. Mirëpo së fundmi ajo është rikthyer  me një pyetje e cila ka zgjuar kuriozitet tek fansat.

“Gjeni kush nga VIP-sat më ka block dhe pse,” i ka pyetur Egla fansat e saj.

Përgjigjet e ndjekësve kanë qenë nga më të ndryshmet dhe sigurisht shumica lidheshin me BBV, e jo vetëm edicionin e shkuar po dhe për personazhet e dy edicioneve të para.

Nga Luizi, Olta, Iliri deri te “bashkëjetuesit” e saj për më shumë se 4 muaj përgjigjet janë parë si fyerje dhe ironi.

Kujtojmë që brenda shtëpisë së BBV, aktorja ka pasur përplasje të forta me shumë nga banorët.

Mirëpo Egla akoma nuk e ka konfirmuar se kush i ka bërë bllok në rrjete sociale.

© Panoramaplus.al