26 Gusht, 2024

Justin Bieber, një baba i përkushtuar ndaj fëmijës së porsalindur


Vetëm disa ditë pasi Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey, konfirmuan lindjen e foshnjës së tyre, Jack Blues, People raportoi se ylli i popit është ” tashmë një baba i përkushtuar” për të porsalindurin e tyre.

“Justin dhe Hailey janë të dy të gëzuar,” tha një burim për gazetën të dielën.

“Fëmija është një mrekulli. Është i adhurueshëm. Dhe Hailey po bën më të mirën gjithashtu,” tha ai.

Burimi shtoi se çifti i cili u martua në shtator 2018 po luteshin që të mund të krijonin një familje.

 “Shtatzënia ishte diçka që ata vërtet e donin dhe u lutën për të,” tha burimi. “Dita kur mësuan se Hailey ishte shtatzënë ishte dita më e bukur për Justin. Ai ishte absolutisht i emocionuar. Ishte një gëzim shumë i madh për ta”.

Këngëtari 30-vjeçar ka ndarë të premten e 23 gushtit lajmin e lindjes së djalit të tij.

“Mirë se erdhe… Jack Blues Bieber “, ka shkruar ylli i popit një foto të këmbës së vogël të foshnjës, të cilën Hailey duket se e mban në krahë.

Emri i foshnjës ka një rëndësi të veçantë, pasi Jack është emri i mesëm i babait të këngëtares, Jeremy Bieber.

 

© Panoramaplus.al