22 Gusht, 2024

“29 dhe jeta po bëhet gjithnjë e më e…”/Dua Lipa feston ditëlindjen! Këngëtarja mahnit me setin fotografik


Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa feston sot ditëlindjen e saj të 29-të. Me rastin e ditëlindjes së saj ajo zgjodhi të tërheqë vëmendjen e fansave me disa postime ‘se*y’ që postoi në llogarinë e saj në Instagram.

E ulur mbi mbi një tavolinë druri të madhe, këngëtarja mbante në duar disa tullumbace, me ngjyrat e të cilave kishte kombinuar edhe veshjen për setin e veçantë.

Bukuroshja stiloi flokët e saj të gjata në një gërshet të rregullt dhe i kombinoi me një varëse të trashë prej ari.

Ajo kishte veshur një pale rroba banjo ngjyrë potokalli të shoqëruar me një kanotjere rrjetë ngjyrë ari.

Dua shihe e buzëqeshur në një video të shkurtër teksa pozon me tullumbacet dhe lekundet mbi tavolinë.

Në postimet e hedhura këngëtarja shkruan përbri: “29! Dhe jeta po bëhet gjithnjë e më e mirë! Faleminderit për të gjitha urimet për ditëlindje! Ju dua shumë”.

Dua ka pasur disa vite të mahnitshme, pasi vitin e kaluar fitoi një shumë marramendëse prej një milion funtesh (1.17 milionë euro) në javë pas një varg performancash në festivale, një shfaqje në një film dhe shitje të produkteve të saj.

Ylli shqiptaro-britanik është në rrugën e saj për t’u bërë një nga të famshmit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, duke ndjekur hapat e Adele, Harry Styles dhe Ed Sheeran.

Sipas llogarive të saj financiare që përfunduan në mars 2023, Dua kishte një qarkullim prej 51.6 milionë funtesh (60.7 milionë euro) në kompaninë e saj ‘Radicial 22 Live LLP’.

Kjo zbuloi se pas shpenzimeve, Dua kishte ende një mesatare prej 59,000 funtesh (69,400 euro) në ditë, duke mbetur me 21.7 milion funtesh (25.5 milionë euro) në llogari.

Këtë vit, Dua u rendit si personi i 29-të më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar me një pasuri neto prej 90 milionë funtesh (106 milionë euro), sipas listës së të pasurve të Sunday Times.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kujtojmë që gjatë këtij viti Lipa zyrtarizoi dhe lidhjen e saj të dashurisë me të dashurin e saj 34 vjecar Callum.

 

© Panoramaplus.al