16 Mars, 2022

23-vjeçarja rrëfen se është e dashuruar me shefin e saj 24 vite më të madh: Ai është i martuar por unë po…


Një 23-vjeçare ka rrëfyer për “Dear Deidre” se është e dashuruar me shefin e saj 24 vite më të madh. Megjithëse ai është i martuar, ajo tregon se po pret që ai të bëjë “hapin e tij”, pasi është e bindur që nienjat e saj janë reciproke.

RRËFIMI I PLOTË:

Dear Deidre,

Jam e dashuruar me shefin tim më të madh në moshë, dhe mendoj se ai ndien të njëjtën gjë. Unë jam 23 vjeç dhe ai është 47. Kam 7 muaj që punoj në zyrën e tij dhe kishte që në momentin e parë një tërheqje të menjëhershme.

Sytë tanë “takohen” gjatë gjithë kohës në punë. S’kam ndier kurrë diçka të tillë. Javën e kaluar ai më komplimentoi për stilin e flokëve dhe jam e bindur që ka ndienja drejt meje, kur më kaloi një filxhan me kafe.

Ditën tjetër ne po flisnim dhe ai më tha që e bëj të ndihet çuditshëm. Ai nuk dha detaje. E kam dëgjuar shpesh duke debatuar me gruan e tij në telefon, ndërsa ai është në punë.

Ndihem pak në faj dhe jam munduar ta distancoj veten nga ai por është shumë e vështirë. Mendoj se jam e dashuruar me të. Ne do të shkojmë në një udhëtim pune muajin e ardhshëm dhe mezi po pres që ai të bëjë lëvizjen e tij.

Deidre përgjigjet:

Duhet të jesh e kujdesshme. Shefi yt nuk është i lirë. Është jashtëzakonisht interesante kur dikush më i vjetër dhe më me përvojë tregon një interes, por përfshirja me këtë njeri ka shumë të ngjarë të çojë në mërzitje.

Ti mund të humbesh punën, ose të paktën të bëhesh biseda e zyrës. Vendosi të gjitha përpjekjet në punën tende dhe shmangn kalimin e kohës së panevojshme me këtë njeri. Do të bënit shumë më mirë të takoni dikë beqar që është në gjendje t’ju japë dashurinë dhe vëmendjen që meritoni, jo dikë që mund të hyjë fshehurazi pas shpinës së gruas së tij, duke ju dhënë copëza.

© Panoramaplus.al