Edhe pse nuk ka mbaruar ende viti 2024 do ta quajmë vitin e ndarjeve për yjet e “Hollywoodit”. Shumë prej tyre u përfolën për romancat e të zjarrta të dashurisë por përfunduan duke firmosur dokumentet e divorcit.
Pas një rikthimi më njëri tjetrin pas disa vitesh Ban Affleck dhe Jennifer Lopez përsëri nuk e gjetën gjuhën e përbashkët, teksa përgatiën dhe një film publik për jetën e tyre të dashurisë, dyshja shumë e njohur përfundoi në ndarje.
Reperja e njohur Cardi B la reperin Offset kur ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë. Ata tashmë janë prindër të vajzës Kulture e cilla është pesë vjeç, dhe djalit, Wave dy vjeç.
Aktorja bukuroshe Leah Remini dha shpjegim të gjatë me anë të një postimi në rrjetet sociale për arsyen pse e la burrin e saj me të cilin kishte 20 vite, Angelo Pagan.
Ndërsa Brittany Cartëright i habiti të gjithë teksa i dërgoi letrat e divorcit bashkëshortit Jax Taylor kur ai po xhironte shfaqjen e tyre televizive “The Valley.”
Po ashtu Christina Hall u bë shumë virale për divorcin e saj nga Josh Hall, madje ka shkuar aq larg sa e ka akuzuar atë për marrjen e parave që janë të sajat.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al