Viti 2023 nuk ka qenë aspak i qetë në botën e Hollywood-it, kjo për faktin se disa prej çifteve më të famshëm, vendosën që t;i jepnin fund marrëdhënieve të tyre disa vjeçare duke i shokuar kështu fansat e tyre.
Më poshtë, kemi disa nga divorcet më të bujshme në rrjet:
Ndarja e Britney Spears dhe Sam Asghari:

Çifti u martua në vitin 2022 dhe i dha fund martesës brenda një viti. Në fillim u raportua Britney e tradhtoi Sam, me një nga punëtorët e saj. Megjithatë, ajo i ka mohuar akuzat pasi bruime nga ana e saj zbuluan se Sam nuk po kalonte më kohë me të dhe zhdukej për muaj të tërë, kjo është arsyeja pse ajo ndihej “e zhgënjyer”.
Ariana Grande & Dalton Gomez:

Ariana filloi të takohej me Dalton, një agjent imobiliar, në shkurt 2020 dhe u martuan pas një viti e gjysmë. Por këtë vit në Wimbledon këngëtarja u pa pa unazën e martesës dhe së shpejti lajmi i divorcit të tyre shpërtheu në internet. Sipas People, dyshja kanë vendosur të qëndrojnë miq të mirë me njëri-tjetrin, pasi ndarja erdhi nga të dyja palët.
Sofia Vergara & Joe Manganiello:

Joe Jonas & Sophie Turner:

Divorci i fundit ka pushtuar internetin pasi Joe dhe Sophie njoftuan ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët të postuar prej tyre më 6 shtator.
Joe dhe Sophie u martuan në vitin 2019. Sipas gazetave dyshja i dhanë fund martesës pasi ata “nuk janë në gjendje të gjejnë kohë për njëri-tjetrin në mes të orareve të ngjeshur” dhe kanë vendosur të “përparojnë në karrierën e tyre”.
© Panoramaplus.al
