7 Qershor, 2018

2 javë pas lindjes, Emina na lë pafjalë me linjat e saj perfekte (FOTO)


Pas lindjes së vajzës së dytë, Mia Soraya, modelja shqiptare Emina Çunmulaj ndante herë pas here me ndjekësit e saj në “Instagram” probleme që femrat hasin gjatë shtatzënisë.

Modelja e njohur tregonte se nuk i bënte më asnjë rrobë apo edhe fytyrën që i ishte mbushur me akne e probleme të tjera si këto.

Por së fundmi Emina i ka lënë pa fjalë të gjithë teksa ka postuar një fotografi të trupit të saj, vetëm 2 javë pasi solli në jetë vogëlushen.

Bukuroshja shqiptare shfaqet me bikini dhe ja ka hequr trurin të gjithëve me linjat e saj perfekte.

“Mami u rikthye. Dy javë pas lindjes dhe i dua këto linja të reja”, shkruan ajo në foton e publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al