18 Shkurt, 2022

Rezidenca e Gordon Ramsay me vlerë 7 milionë paund shkatërrohet nga stuhia


Gjatë këtyre ditëve, stuhia “Eunice” përfshiu Mbretërinë e Bashkuar duke shkaktuar dëme fatale pranë shtëpisë së biznesmenit të njohur amerikan, Gordan Ramsey.

Stuhia ka bërë që një nga pemët më të mëdha dhe më të afërta me shtëpinë të shkulej nga toka duke rënë mbi shtëpinë e Ramsey-it.

Fqinjët e tij janë shprehur se u ndjenë të frikësuar kur dëgjuan zhurmën dhe kur panë dëmet nga afër u shokuan, pasi stuhia kishte prishur gjithçka.

Jo vetëm shtëpia e Gordan, por edhe banesat rreth saj janë shkaktuar si pasojë e rënies së pemës e cila shkatërroi gjithashtu një mur aty pranë duke shkaktuar pasoja.

Gordan, ndante rregullisht me ndjekësit pamje nga shtëpia e tij e cila kushton rreth 7 milion paund, një vlerë kjo mjaft marramendëse.

Ai ishte  kujdesur ndaj çdo detaji lidhur me të, ndaj për ndjekësit ambejntet e shtëpisë ishin mjaft të njohura.

 

© Panoramaplus.al