Muaj më parë bëri bujë një foto e publikuar në rrjete sociale ku shfaqej reperi Fero me duart në pjesën intime të këngëtares Gordana Kingji e njohur si “Baby G”.
Nuk u mor vesh kurrë nëse dyshja ishin në një lidhje apo ç’po ndodhte mes tyre pasi ata nuk u prononcuan, por lidhur me këtë foto ka reaguar më në fund Fero.

I ftuar në emisionin “Why not”, Fero është shprehur se fotografia nuk ka qenë e vërtetë, por e edituar, pa e komentuar më gjatë.

Kujtojmë që Baby G dhe Fero kanë bashkëpunuar për këngën “No kiss” kur këngëtarja ishte pjesë e “On Records”.


