14 Qershor, 2018

15 vite të ndarë, ish-bashkëshorti i Angelina Jolie zbulon arsyen e divorcit


Si është të jesh e martuar me femrën më të bukur në botë? Jo e lehtë, të paktën kështu shprehet aktori i famshëm Billy Bob Thornton, i cili ka qenë i martuar me Angelina Jolie nga viti 2000 deri në 2003-shin.

Nuk ishte faji i aktores së famshme të “Hollywood”-it, kështu ka sqaruar Thornton në lidhje me divorcin mes tyre. “Nuk jam ndjerë asnjëherë i mirë mjaftueshëm për të”, ka thënë 62-vjeçari në një intervistë për HFPA.

Ai ka shpjeguar se ndihej më rehat në shtëpi duke parë sport se sa të dilte jashtë me Jolie, apo në takimet e saj me politikanët. E ajo nuk e bëri të ndihej keq asnjëherë për aspiratat e tij modeste.

Problemi më i madh sqaron Thornton është “se ndihem jo rehat rreth njerëzve të pasur dhe të rëndësishëm”. E ai nuk kishte dëshirë që të ndryshonte mënyrën e jetesës duke thënë: “Më pëlqen kështu siç jam”.

Edhe pse kanë shumë vite që janë ndarë ai thotë se me Angelina-n ka një marrëdhënie shumë të mirë. Billy Bob ka thënë se flasin disa herë, por ajo është e zënë me fëmijët dhe punën.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al