2 Janar, 2021

“11 vite bashkë si një përjetësi!”- Emina Çunmulaj e uroi kështu bashkëshortin në përvjetorin e tyre


Emina Çunmulaj uroi dje bashkëshortin, Sam Nazarian, për 11 vitet e kaluara së bashku, të cilat i duken si një përjetësi.

emina cunmulaj (1)

Prej kohësh, modelja e njohur jeton në Amerikë me partnerin dhe dy vajzat e saj.

emina cunmulaj (3)

Megjithëse larg vendit, ajo qëndron gjithmonë në kontakt me fansat e shumtë në Instagram, me të cilët ndan momente të ndryshme nga jeta e përditshme.

emina cunmulaj (5)

Në rrjete sociale, Emina shfaqet gjithmonë pa filtra dhe përveç gëzimeve, ka ndarë herë pas here me publikun edhe momentet e saj të dobësisë.

Mirëpo ky i fundit është një moment tepër i bukur dhe emocionues për modelen, e cila s’e ka mbajtur dot gëzimin vetëm për vete.

emina cunmulaj (6)

“11 vjet dhe vazhdojmë fuqishëm. E dija natën kur të takova se do të ishe babai i fëmijëve të mi dhe partneri im i jetës.

Zoti e di çfarë kemi kaluar. Kohë të shkëlqyera, kohë të vështira, kohë të lumtura dhe të trishtuara.

emina cunmulaj (3)

Tani ne jemi të bekuar me 2 vajza dhe një jetë përpara për të vazhduar të rritemi, të mësojmë dhe të qëndrojmë gjithmonë të lidhur me familjen që kemi ndërtuar.

Unë të dua përjetësisht… (dhe po ndonjëherë mendoj se mund të të vras, si rastet kur mendon se duke marrë një pjatë do të thotë se ke pastruar pas darkës)

emina cunmulaj (4)

Gëzuar 11 vjet i dashur… është zyrtare … ne kaluam një dekadë dhe jemi gati për shumë më tepër”- janë fjalët e ëmbla të Eminës në postim.

© Panoramaplus.al