1 Shkurt, 2018

10-vjetori i Pavarësisë/ Miliarderi shqiptar: Këngëtarja me famë botërore në vendlindje, nuk ka pranuar të paguhet


Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka konfirmuar ardhjen e këngëtares me famë botërore Rita Ora në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

Pacolli shkruan se ylli botëror nuk ka pranuar të paguhet për koncertin që do të zhvillojë, duke u shprehur se familja Ora meriton një respekt të madh për shkak të ndihmës që kanë dhënë në promovimin e Kosovës.

“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet.

Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”, shkruan Pacolli në “Facebook”.

© Panoramaplus.al