27 Shtator, 2017

10 thënie frymëzuese nga Ernest Hemingway


Në mesin e shumë veprave të tij të mahnitshme, me veprën “Plaku dhe Deti” ai  kishte arritur ta fitonte çmimin Pulitzer në vitin 1953. Në vitin 1954  Ernest Hemingway kishte fituar çmimin Nobel. Revolucionari i letërsisë, i shijeve estetike dhe atyre elitare , Hemingway ka lënë pas një pasuri të vërtetë me veprat e tij.

Më poshtë ju servirim disa nga thëniet më të mençura të tij, të cilat padyshim se do ju bëjnë të mendoni më ndryshe mbi jetën dhe njeriun modern të ditëve të sotme:

 

-Ekzistojnë dy lloje të njerëzve: ata me të cilët lidhesh lehtë por edhe lehtë rrinë pa ta, dhe ata me të cilët është vështirë të lidhesh, por e pamundur të rrish pa ta!

 

– Një njeri inteligjent ndonjëherë detyrohet të dehet dhe të shpenzojë kohë me budallallekun e tij.

 

– Njeriu nuk është ndërtuar për t’u mposhtur. Njeriu mund të shkatërrohet, por jo të mposhtet.

 

– Lumturia te njerëzit inteligjent është gjëja më e rrallë që e kam parë.

 

– Cilat gjëra e dëmtojnë një shkrimtar? Politika, gratë, pijet, paratë, ambicia. Por një shkrimtar e dëmtojnë edhe mungesa e politikës, grave, pijeve, parave dhe ambicies.

– Shkruani kur jeni të dehur, modifikojeni kur jeni esëll.

 

– Lumturia nuk është asgjë tjetër përveç se shëndeti i mirë dhe memoria e keqe.

 

– Ka gjëra më të këqija se lufta: tradhtia, egoizmi dhe frika.

 

-Nuk është vështirë ta menaxhoni jetën kur nuk keni asgjë për të humbur.

 

– Mënyra më e mirë për ta zbuluar nëse mund t’i besoni dikujt, është duke i besuar atij/asaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al