Nga roli i Robert Pattinson si Batman, tek një film aksion fantastiko-shkencor për multiverset dhe filmin e animuar më të fundit të Pixar, këta janë filmat që mund t’i shihni gjatë këtij muaji.

Paris, 13th District
Jacques Audiard është më i njohur për dramat e dhunshme dhe politike si “A Profet” dhe “Dheepan” fitues i ”Palme d’Or”. Por “Paris, 13th District” (ose Les Olympiades, titulli i filmi frëngjisht) është diçka ndryshe. Përshtatur nga një roman grafik i Adrian Tomine, dhe bashkë-shkruar me Céline Sciamma, ky film është një komedi ndërthurur me shumë skena hot. I xhiruar bardh e zi filmi ndërthur disa tregime të shekullit të 21-të rreth “Sex and the city”. Noémie Merlant, Lucie Zhang, Makita Samba dhe Jehnny Beth janë katër protagonistët e tij të rinj, të lirë dhe (ndonjëherë) beqarë. “Nëse jeni duke kërkuar për disa parizienë seksi që argetohën, dalin, bien dhe çohen sërish me këmbët e tyre, të gjithë të vendosur me një romantizëm të pjekur që bën një kënd të Parisit të duket si Casablanca, Audiard dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë filmin perfekt.”- tha Phil de Semlyen në “Time Out”.

The Batman
Aksion, dramë dhe krim- ky film është “A must see”. Botës nuk i mungojnë filmat e Batman-it, por ky i fundit, i drejtuar nga Matt Reeves (Cloverfield, Dawn of the Planet of the Apes), është mjaft “i errët” për ta dalluar nga të tjerët. Në vitin e tij të dytë të luftës kundër krimit, Batman zbulon korrupsionin në Gotham City që lidhet me familjen e tij ndërsa përballet me një vrasës serial të njohur si Riddler. Më e rëndësishmja, Robert Pattinson është protagonist i ri i filmit.

Lucy and Desi
“Being The Ricardos” i nominuar për Oscar i Aaron Sorkin tregoi historinë e Lucille Ball (Nicole Kidman) dhe Desi Arnaz (Javier Bardem), yjet e martuar të një prej sitcom-eve të preferuara të Amerikës, “I Love Lucy”. Nëse dëshironi të dini më shumë për Ball dhe Arnaz, atëherë mos humbisni “ Lucy dhe Desi”, një dokumentar i drejtuar nga një tjetër yll sitcomesh, Amy Poehler.
Ai përqendrohet rreth historisë reale të dashurisë së çiftit ikonik televiziv. Filmi pati premierën e tij botërore në fillim të këtij viti në festivalin e filmit Sundance 2022 dhe do të jetë në kinematë botërore nga 4 marsi.
Projekti thekson marrëdhëniet personale dhe të biznesit të çiftit, duke përfshirë trashëgiminë e rëndësishme të “I Love Lucy”, koston e suksesit të tyre dhe krijimin e Desilu Productions.

The Lost City
I ngjashëm me klasiken e vitit 1984 Romancing The Stone, “The Lost City” ka protagonistë Sandra Bullock si Loretta, një autore romantike e librave “best seller” dhe Channing Tatum si Alan, modeli i çuditshëm që pozon për kopertinat e romaneve të saj. Kur një miliarder i çmendur (Daniel Radcliffe) rrëmben Lorettën dhe e çon atë në xhungël, Alan vendos ta shpëtojë atë, pavarësisht se nuk ka asnjë përvojë me këto aventura.
Turning Red
Turning Red është filmi i pare i animuar i Pixar që drejtohet vetëm nga një grua, i pari që zhvillohet në Kanada dhe i pari që flet rreth një heroine nga një familje aziatike: heroina në fjalë është Mei Lee (Rosalie Chiang), e cila kthehet në një panda të stërmadhe të kuqe të ashpër sa herë që është e stresuar. Një tjetër gjë që e dallon Turning Red nga filmat e mëparshëm të Pixar është stili i tij vizual. Regjisorja, Domee Shi, u frymëzua nga karikaturat japoneze që ajo shikonte kur ishte në moshën e Mei në fillim të viteve 2000.

X
Një dramë e re horror nga A24, studio e “Herditary” dhe “Midsommar”. X zhvillohet në vitin 1979, kur një grup producentësh të mundshëm (Mia Goth, Jenna Ortega, Brittany Snoë, Scott Mescudi) shkojnë me makinë në një fermë të izoluar në Teksas. Ata planifikojnë të xhirojnë një film për të rritur në hambar pa i thënë fermerit, por gruaja e moshuar e fermerit është e magjepsur nga ajo që ata po bëjnë. Ti Ëe regjisori i X, foli në “Intervieë Magazine” për ngjashmëritë që ai sheh midis pornografisë dhe tmerrit, kështu që mund të prisni disa komente postmoderne.

Great Freedom
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Hans (Franz Rogoëski) më në fund lirohet pas vitesh vuajtjesh në një kamp përqendrimi, për t’u dërguar në burg pothuajse menjëherë më pas. Sipas një kodi penal gjerman të shekullit të 19-të, paragrafi 175, çdo aktivitet homoseksual konsiderohej krim, kështu që Hans arrestohet dhe burgoset vazhdimisht. Filmi zhvillohet mes viteve 1945-1968 – kur ai miqësohet me një vrasës (Georg Friedrich) që takon në burg.

The Outfit
Imagjinoni një gangster në çdo film amerikan dhe do të mendoni për dikë me një kostum të qepur në mënyrë të përsosur. Në The Outfit, rrobaqepësi Leonard (Mark Rylance) zhvendoset në Çikago në vitet 1950. Klientët e tij më të mirë janë gangsterët (Simon Russell Beale, Johnny Flynn, Dylan O’Brien) të cilët e përdorin punishten e tij si një vend për të ruajtur pako të paligjshme. Leonardi mund të paguajë një çmim të lartë për këtë pasi rrobaqepsia e tij pushtohet nga gangsterë rivalë dhe një agjent i FBI-së.

Nitram
Nitram ishte kontravers në Australi. Me regji të Justin Kurzel filmi është një biografi e zymtë e njeriut që vrau 35 njerëz dhe plagosi 23 të tjerë në Port Arthur në Tasmania në vitin 1996. Nitram fitoi tetë çmime kryesore në Academy Awards të Australisë, duke përfshirë ato për filmin, regjinë, skenarin më të mirë. Edhe kritikët australianë e vlerësuan filmin. “Kurzel ka një talent të veçantë për qoshet e errëta të kulturës australiane,” shkroi Paul Bynes në The Sydney Morning Herald. “Nitram mund të quhet një mësim për njohjen e të panjohurës. Nuk e shpjegon sulmuesin; ai thjesht sugjeron se si një personazh i tillë mund të ketë evoluar.”

Everything Everywhere All At Once
Multiverset ndjehen si shija e stinës. Një film aksion fantastiko-shkencor i vendosur në realitete të shumta alternative. Shkruar dhe drejtuar nga Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, “Everywhere Everywhere All At Once” ka protagoniste Michelle Yeoh në rolin e Evelyn, një grua kineze-amerikane që duket se nuk mund të paguajë as taksat e saj. Më pas ajo zbulon se ka probleme më të mëdha. Ajo mund të aksesojë kujtimet dhe aftësitë nga universe të pafundme dhe të ndryshme – dhe ajo duhet ta përdorë atë fuqi për të shpëtuar të gjitha ato universe nga forcat e së keqes.


