Djali i Jon Bon Jovi, Jake Bongiovi, i cili ka një karrier të arrirë si model, së fundmi kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me aktoren e famshme Millie Bobby Brown.

Ceremonia e tyre u zhvillua në një vend magjepsës jashtë Sienës, në Toskana.
Pasuria Citinale është me të vërtetë një rezidencë mbresëlënëse e disponueshme me qira për evente të ndryshme. Ishte zgjedhja ideale për dasmën e çiftit. Kjo ishte ceremonia e tyre e dytë, pasi ylli i famshëm dhe djali i vogël i Jon Bon Jovi u martuan në fshehtësi majin e kaluar.

Këtë herë ka qenë vetë çifti i cili ka ndarë me ndjekësit foto të përgatitjes së ceremonisë në rrjetet e tyre sociale.
“Gjithmonë dhe përjetësisht gruaja jote,” shkruante aktorja përbri postimit.

© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

