10 Qershor, 2020

“1 këmbë në ujë dhe 1 në zjarr”- Mozzik zbulon a ka dashuri tjetër për të pas Loredanës dhe bën zgjedhjen: Mashkulli …


Ndarja e Mozzik me Loredanën pak pasi u bënë prindër për herë të parë u komentua shumë në media.

Pavarësisht thashethemeve të shumta, nuk dihet ende arsyeja pse çifti morën këtë vendim.

Megjithatë, tani Mozzik është i hapur për të dashuruar femra të tjera.

Në një mini-intervistë të zhvilluar me ndjekësit në rrjetet sociale ai u pyet nëse një mashkull mund të dashurojë për herë të dytë.

“Mashkulli dashuron sa herë të dojë ai vetë,”- u përgjigj reperi, duke lënë të nënkuptohet se pas Loredanës zemra e tij mund të dojë edhe femra të tjera.

Por ai shprehet se për të shkuarën e tij nuk është penduar aspak.

“Nëse do kishte pasur mundësi me ndërruar diçka në jetë, çfarë kishe vendosur?”– u pyet ai.

“Asgjë, asgjë nuk është rastësi,”- tha Mozzik.

Një nga ndjekësit e vendosi mes dy zgjedhjesh reperin, ndërsa e pyeti: “Besnikëri apo Dashuri”. Dhe ai u përgjigj se i zgjidhte të dyja.

Nëse do të kishte një emër për dashurin, Mozzik do e quante: “1 këmbë në ujë dhe një këmbë në zjarr”.

Pas ndarjes Loredana është përfolur shumë për nisjen e lidhjeve të reja. Ndërsa reperi e ka mbajtur jetën e tij personale shumë larg mediave.

Nuk dihet nëse në zemrën e tij e ka rrëmbyer ndonjë femër tjetër.

 /Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al