Ofendoi Vokshin duke i thënë se e ka numrin “0900”, Sekretariati i Etikës nuk përjashton Taulant Ballën

Mar 9, 2026 | 15:38

Sekretariati i Etikës në Kuvend nuk ka pranuar kërkesën e PD-së për përjashtimin e deputetit socialist Taulant Balla, pas debatit he fyerjes ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi gjatë seancës së fundit plenare.

taulant balla

Opozita kishte kërkuar përjashtimin e Ballës nga Kuvendi për 60 ditë, pasi ai i është drejtuar Vokshit me një koment ofendues, duke i thënë se “e ka numrin 0900”. Megjithatë, Sekretariati i Etikës vendosi të mos marrë masë disiplinore ndaj tij.

Ndërkohë, përplasjet dhe gjuha e ashpër në sallën e Parlamentit kanë sjellë reagime edhe nga shumica. Partia Socialiste ka propozuar një rezolutë në Kuvend për të dënuar gjuhën fyese dhe degradimin e debatit politik në seancat parlamentare.

© Panorama.al

Te lidhura