Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët shqiptarë: Shmangni udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Mar 29, 2026 | 11:17

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përsëritur thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin çdo udhëtim jo të domosdoshëm në rajonin e Lindjes së Mesme, veçanërisht për arsye turistike, për shkak të pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së situatës.

ministria e jashtme

Ministria njofton se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim në këshillat e udhëtimit.

Kjo masë ka për qëllim sigurimin e qytetarëve dhe parandalimin e rreziqeve në një rajon me tensione të larta.

Njoftimi i ministrisë:

Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.

© Panorama.al

Te lidhura