Elseid Hysaj ka qenë përsëri protagonist në të dy fazat e lojës për Kombëtaren shqiptare në ndeshjen ndaj Izraelit.

“Të them të drejtën kur luaj me fanellën e Shqipërisë, është objektivi të jap maksimumin deri sa të kem fuqi dhe kështu do të vazhdoj deri sa t’ia dal.
Ky është një trajner i ri, ka ide të reja, që besoj me kohën do sistemohen, se kemi pasur vetëm 4 ditë kohë që të rregullojmë aksione mbrojtëse e sulmuese. Por është pozitiv, sheh një lojë më sulmuese se sa kemi bërë më parë. Shpresoj që të gjitha të ndihmojmë që të jemi më mirë për ndeshjet e radhës.
Tensioni? Futbolli kështu është, unë nuk kam qejf të bëj këto skena. Por në momentin që pashë lojtarin me gishtin në buzë duke u thënë tifozëve të pushonin, është impuls momenti. Kërkoj falje, janë gjëra që ndodhin në futboll. Shyqyr nuk ndodhi asgjë e rëndë.
Unë jam pa kontratë, janë dy ndeshje për këtë vit. Pastaj kam folur me menaxherin, po punon, do gjejmë situatat më të mirë, më të vlefshme dhe pastaj do tregoj se për momentin nuk më ka thënë as mua diçka”, tha Hysaj për “SuperSport” pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











