Këlliçi nga Washingtoni: SHBA e përkushtuar për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre

Feb 4, 2026 | 19:21

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, i cili ndodhet në Washington SHBA, në një reagim të tij në rrjetet sociale ka bërë me dije se bashkë me një grup kolegësh demokratë, janë takuar në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen Kongresmenin Pete Sessions, dhe Kongresmenin John R. Moolenaar.

deputetet e pd shba

Këlliçi shkruan se përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë.

625099960_1460371952116337_6647004157458258123_n

“Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përqendrohet në reforma reale që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Partneriteti strategjik me SHBA duhet të forcohet në prioritetet e përbashkëta”, shkruan ai.

 

Reagimi i deputetit të PD, Belind Këlliçi:

Washington DC

Në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen Kongresmenin Pete Sessions, dhe Kongresmenin John R. Moolenaar, ku diskutuam për forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përqendrohet në reforma reale që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Partneriteti strategjik me SHBA duhet të forcohet në prioritetet e përbashkëta.

Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë.

© Panorama.al

Te lidhura