Këlliçi dhe Tabaku takojnë qytetarët në rrugët e Tiranës: Kryefjala jonë është programi i PD-së! Do marrim masa për ndalimin e shpopullimit

Apr 21, 2025 | 14:24

Kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku kanë zhvilluar takime me qytetarët e Tiranës në rrugë në kuadër të fushatës për 11 majin.

kellici dhe tabaku

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Këlliçi duke ndarë momente nga takimi me qytetarët thekson se kryefjala është programi i PD-së.

Ai shton se PD ka gati masa për të ndaluar shpopullimin e vendit.


Postimi i Këlliçit:

Takime të përzemërta me banorë dhe qytetarë të Tiranës.

Programi ekonomik është kryefjala e kësaj fushate të PD me fokus tek minimumi jetik 200 euro, paga minimale 500 euro dhe paga mesatare 1200 euro.

Masa të tilla janë emergjente për ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë, gjë që konkretizohet me votën e qytetarëve dhe fitoren e shumëpritur të PD me 11 Maj!

© Panorama.al

Te lidhura