Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm, frikë edhe për tsunami! Ja sa ishte magnituda dhe raportimet e para

Jan 10, 2026 | 17:27

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot brigjet e Indonezisë, në Azi.

termet

Lëkundjet patën një fuqi me magnitudë 6.8 ballë të Shkallës Rihter.

Autoritetet thanë se tërmeti goditi brigjet e kompleksit ishujsh Talaun dhe kishte një thellësi fokale prej 77 kilometrash.

Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ) konfirmoi forcën e lëkundjeve, ndërsa ende nuk ka informacione për dëmet e shkaktuara dhe për të lënduar.

termeti1

Por ka pasur panik të madh të qytetarëve për shkak të rrezikun nga një tsunami.

© Panorama.al

Te lidhura