FOTO- Rrëshqitje e dherave dëmton rrugën dhe dy banesa në Vlorë

Jan 7, 2026 | 9:28

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në fshatin Vajzë, duke dëmtuar rrugën e fshatit dhe dy banesa.

banesa e demtuar

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e shirave intensive, fillimisht është dëmtuar rruga që lidh fshatin, ndërsa më pas masa e dheut e shkëputur nga kodra është spostuar drejt zonës së banuar, duke shkaktuar dëmtime në dy banesa.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e Policisë, të cilat kanë bërë evakuimin e banorëve për arsye sigurie. Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor po zhvillohet në mënyrë të kontrolluar, për shkak të rrezikut nga rrëshqitje të tjera të mundshme.

© Panorama.al

Te lidhura