Erdogan paralajmëron Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk mund të justifikohen

Mar 10, 2026 | 10:43

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i është drejtuar Iranit me një paralajmërim të fortë se shkeljet e hapësirës ajrore turke “nuk mund të justifikohen” dhe nuk kontribuojnë në stabilitetin rajonal. Deklarata erdhi pas rrëzimit nga sistemi ajror i Turqisë të një rakete balistike iraniane, që hyri në hapësirën ajrore turke të hënën.

erdogan

Sipas BBC-së, Erdogan foli në telefon me homologun e tij iranian, Masoud Pesekian, duke theksuar se Ankaraja kërkon një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund tensioneve në rajon. Ai shtoi se sulmet ndaj vendeve fqinje nuk i sjellin dobi askujt dhe vetëm rrisin paqëndrueshmërinë.

Gjatë një takimi të kabinetit të hënën në mbrëmje, Erdogan u shpreh se “pavarësisht paralajmërimeve tona të sinqerta, hapat jashtëzakonisht të gabuar dhe provokues që vënë në rrezik miqësinë e Turqisë vazhdojnë”.

Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe ndan një kufi të gjatë me Iranin sipas BBC po përpiqet të luajë rol ndërmjetësi, duke kërkuar një pozicion të ngjashëm me atë që ka pasur në konflikte të tjera ndërkombëtare, si lufta në Ukrainë dhe tensionet në Gaza.

© Panorama.al

Te lidhura