Deputetët e opozitës takojnë kongresmenin Turner: Shqipëria e ka jetike përkushtimin ndaj luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe karteleve të drogës

Feb 5, 2026 | 18:55

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, si dhe deputetja Albana Vokshi, zhvilluan një takim në Uashington me kongresmenin amerikan Michael R. Turner, i cili ka drejtuar për një periudhë të gjatë Komitetin e Inteligjencës në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

bardhi tabaku mediu vokshi turner

Gjatë këtij takimi, deputetët e opozitës theksuan nevojën e forcimit dhe thellimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke nënvizuar se për Shqipërinë është jetike përkushtimi i plotë ndaj prioritetit të Presidentit Donald Trump për një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Deputetët e opozitës ndanë me kongresmenin Turner shqetësimet e tyre lidhur me këtë prioritet strategjik, si dhe pasojat që, sipas tyre, bashkëqeverisja me krimin e organizuar ka për Shqipërinë dhe për marrëdhënien strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Postimi i Bardhit:

Washington DC
🇺🇸🤝🇦🇱 Në Kongresin Amerikan me kongresmenin Michael R. Turner, që ka drejtuar për një kohë të gjatë Komitetit e Inteligjencës në Kongres.
Shqipëria është e nderuar të ketë aleat strategjik SHBA, dhe e ka jetike që të përkushtohet në prioritetin e Presidentit Trump për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Ndamë me kongresmenim Turner shqetësimet tona në raport me këtë prioritet strategjik dhe pasojat që ka bashkëqeverisja me krimin e organizuar në Shqipëri, në aleancën strategjike me SHBA.
© Panorama.al

Te lidhura