Debati për pezullimin e Ballukut me vendim të GJKKO, Berisha: Rama po tenton të mbrojë veten dhe Lubinë nga vjedhja e 50 mln eurove në tunelin e Llogarasë

Dec 9, 2025 | 13:12

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, foli sot në konferencën me gazetarët lidhur me debatin për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku me vendim të GJKKO, pas akuzave për shkelje të barazisë në tendera.

berisha balluku (1)

Berisha u ndal te kundërshtimi i kryeministrit Rama për zbatimin e vendimit të GJKKO.

Lidhur me këtë Berisha tha se Rama po përdor metoda antiligore dhe antikushtetuese për t’i diktuar GJK vendimin e tij.

Berisha akuzoi Ramën se “po bllokon luftën kundër korrupsionit, për të mbrojtur veten tij dhe Lubi Ballukun nga vjedhja e 50 mln eurove në tunelin e Llogarasë. Sulmet ndaj GJK janë të papara ndonjëherë në historinë e ketij vendi”.

Kujtojmë se Shoqata e Gjyqtarëve shprehu sot përmes një deklarate shqetësimin dhe indinjatën, lidhur me qasjen e Kryeministrit Rama, i cili kundërshton zbartimin e venditmit të GJJKO për pezullimin e Ballukut.

Në replikën e tij Rama  u shpreh se shoqata ose “nuk e di kuptimin e fjalës presion”, ose zgjedh të mos reagojë kur presionet i kryejnë individë të tjerë.

Sali Berisha: Jam këtu gjithashtu për të dënuar përsëri me forcën më të madhe presionin e jashtëzakonshëm, të padëgjuar kurrë më parë mbi Gjykatën Kushtetuese, metodat antiligjore dhe antikushtetuese që po përdoren për t’i diktuar kësaj gjykate vendimin e Edi Ramës, me të cilin po bllokon luftën kundër korrupsionin, për të mbrojtur veten e tij dhe Lubi Ballukun nga vjedhja e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë.
Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje janë të papara ndonjëherë në historinë e këtij vendi.

LEXO EDHE: Deklarata e Ramës për Belinda Ballukun, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë

LEXO EDHE: Debati për Ballukun, kryeministri Rama i përgjigjet Shoqatës së Gjyqtarëve, i përmend edhe rrogat: Gabojnë nëse presin të hesht

© Panorama.al

Te lidhura