Analisti Lorenc Vangjeli tha sot në emisionin Log në News 24 se kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk duhej të ishte arrestuar.

Ai tha gjithashtu se as ish-ministri Arben Ahmetaj, as Ilir Meta e as Sali Berisha nuk duhet të ishin arrestuar.
Teksa e cilësoi arrestimin e Erion Veliajt të padrejtë dhe bolshevik, analisti tha se burgu nuk është paradhënie dhe se një individ sipas tij nuk duhet të dërgohet në burg, pa u provuar fillimisht akuza që rëndon ndaj tij.
“Nuk e çojnë individin në burg, provojnë një herë akuzën pastaj të paguaje me burg. Burgu nuk është paradhënie. Veliaj apo Berisha nëse doni janë palë të barabarta në proces, çdo fjalë që thotë prokuror e barazvlefshme me atë që thotë individi. Në momentin që ti e kalb brenda e mbyll në qeli i ke hequr të drejtën që të përballët në këtë proces. Kjo është fryme bolshevike”, u shpreh analisti, Lorenc Vangjeli.
Lorenc Vangjeli: Veliaj nuk duhet të arrestohej, njëlloj siç nuk duhet të ishte bërë me Ahmetajn, Berishën dhe Metën. Një sistem i cili ka individin në qendër ku dyshimet mbi individin janë në favor të tij dhe jo kundër tij. Nuk e çojnë individin në burg, provojnë një herë akuzën pastaj të paguaje me burg. Burgu nuk është paradhënie. Veliaj apo Berisha nëse doni janë palë të barabarta në proces, çdo fjalë që thotë prokuror e barazvlefshme me atë që thotë individi. Në momentin që ti e kalb brenda e mbyll në qeli i ke hequr të drejtën që të përballët në këtë proces. Kjo është fryme bolshevike.
© Panorama.al











