VIDEO/ “Më ka ngulur thonjtë në grykë” -Sherr midis Laert Vasilit dhe aktorëve të “Aleancës për mbrojtjen e Teatrit”. Filmohet momenti

Dec 22, 2019 | 14:34
SHPËRNDAJE

Aktori Laert Vasili pretendon se është dhunuar fizikisht nga disa aktorë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke përmendur veçanërisht regjisorin e njohur Robert Budina.

sherri

Në videon e publikuar prej tij, aktorët ankohen se Vasili ka grisur posterat, ndërsa Vasili e mohon këtë, ndërsa i drejtohet Budinës duke thënë se “nuk ua kam borxh këtë që po më bëjnë”, ndërsa Budina shprehet se “kemi dy vjet këtu…”.

Regjisori Budina i kontaktuar me telefon nga “Panorama” tha se nuk preferon të komentojë mbi rastin, duke mos e mohuar atë çka ka ndodhur.

Pjesë nga debati:

Aktorët: A mund të më thuash pse e grise kartelën

Vasili: Mos më prek mua me dorë se nuk ke surrat ti të më prekësh me dorë se çfarë kam bërë unë për Shqipërinë ti se ke parë në ëndërr

Robert Budina: Ik Laert, ik se ke pirë

Lart Vasili: Berti nuk ta kam borxh këtë, këtë provokim nuk ta kam borxh. Berti të kam ndihmuar Berti. Kam respekt këtu për Edmond Budinën dhe asnjë tjetër.

Robert Budina: Ti e ke grisur atë?

Lart Vasili: Kush ta grisi ty më? Ik se nuk keni punë të bëni, por kam respekt për Budinën

Edmond Budina: Nuk ka nevojë të kesh respekt, nëse e ke grisur Laert nuk ka nevojë të kesh respekt për mua. Ik mos më kap mua me dorë.

Më pas, Laert Vasili ka denoncuar rastin në rrjetet sociale:

Aleanca e Rehatit”, këta uzurpatorë të pronës publike, në këto çaste pasi më dhunuan fizikisht me në krye z.Robert Budina i cili më futi thonjtë në grykë dhe duke më sharë me libër shtëpie u përpoqën të bëjnë lajm për të dalë nga anonimati i jashtëligjshmërisë!

Një turp e faqe e zezë që ndodh në mes të kryeqytetit nga njerëz të dhunshëm që duan të kthejnë ‘97 në Art! Dhuna dhe çdo formë tjetër e jashtëligjshme do të përballet me drejtësinē!

P.s Haram ato 10 milionë që njerëzit e mi ju kanë sponsorizuar për filmat tuaj z. Budina! Bukëshkalë.

 

4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura