VIDEO + FOTO/ Kompleksi i Partizanit është gati, të kuqtë nesër stërviten në shtëpinë e re

Apr 5, 2022 | 18:20
SHPËRNDAJE

Merr fund pritja, Partizani më në fund hyn në “shtëpinë e re”. Klubi i kuq ka mbyllur sot përgatitjet dhe që nga nesër, ekipi do të stërvitet në ambientet e kompleksit të ri i cili për momentin do të hapë dyert vetëm për seancat e ekipit të parë.

WhatsApp Image 2022-04-05 at 5.18.28 PM (2)

Përfundimi i shtrimit të tapetit në ministadiumin e ndërtuar në kompleks, i ka krijuar kushtet ekipit që të stërvitet po ashtu siç bën në fusha të tjera në kryeqytet. Ndaj drejtuesit kanë menduar se tashmë ka ardhur koha që ekipi të përdorë “shtëpinë” e vet për të vazhduar përgatitjet për pjesën e fundit të sezonit, ku Partizani po ndjek një fitore në Kupën e Shqipërisë dhe sigurimin e një vendi në Ligën e Konferencës.

Në pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”, shihet se gjithçka është gati sa i përket fushës së stërvitjes për ekipin, që do të shkelë nesër për herë të parë në këtë kompleks të ri për të cilin po punohet prej 4 vitesh e që tani po vihet pjesërisht në punë.

WhatsApp Image 2022-04-05 at 5.18.30 PM (1) WhatsApp Image 2022-04-05 at 5.18.29 PM (2) WhatsApp Image 2022-04-05 at 5.18.28 PM (1) (1) WhatsApp Image 2022-04-05 at 5.18.27 PM (2) (1) WhatsApp Image 2022-04-05 at 5.18.27 PM (1) (1) WhatsApp Image 2022-04-05 at 5.18.26 PM (1) WhatsApp Image 2022-04-05 at 5.18.27 PM (3) WhatsApp Image 2022-04-05 at 5.18.25 PM (2) (1) WhatsApp Image 2022-04-05 at 5.18.25 PM (1) (1) WhatsApp Image 2022-04-05 at 5.18.25 PM (3) WhatsApp Image 2022-04-05 at 5.18.24 PM (2)

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura