Veliaj ftesë artistëve: Na ka ardhur zogu në dorë, hajdeni e diskutojmë. Ndrenika: Të kanë gënjyer kryetar

Jun 14, 2018 | 12:03
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj u propozoi sot artisteve ngritjen e nje grupi negociator me perfaqesues te tyre dhe te institucionit qe ai drejton per te diskutuar ne detaje ceshtjen e Teatrit Kombetar.

Gjate takimit qe zgjati me shume se 2 ore e gjysme, Veliaj tha se ndertimi i nje teatri me fondet e qeverise kushton 30 milione euro dhe eshte e pamundur.

Por nje pjese e artisteve e kundershtuan bashkepunimin me firmen private per ndertimin e godines se re dhe gjashte kullave pas tij.

veliaj me artistet 1

DISKUTIMI

Veliaj: Sipas vlerësimeve tona ndërtimi i teatrit shkon 4-5 fishi i një pallati. Me çmimet e Shqipërisë për 9500 m2, kostoja do të shkonte 30 milionë euro. A janë shumë apo janë pak? Të gjitha investimet që ju shikoni në Tiranë në një vit janë në nivelin e 20 milionë eurove. Çdo gjë që ndodh në Tiranë, të gjitha investimet, kopshte, çerdhe, pemë, kanalizime, bujqësia, emergjenca civile, të gjitha kushtojnë kaq. nga viti 2005-2013 janë harxhuar 1.8 miliardë lekë ose 18 milionë USD për kulturën. Nga qeveria e re në 5 vite 15 milionë USD.

Dua tu bëj një ofertë shumë të sinqertë. Nëse jeni dakord që të caktoni një përfaqësi bashkë me mua të mblidhemi dhe të negociojmë. Nuk na pëlqen, e lëmë. Ne na duhet një gjë e re. Se si, hajt ta flasim. Ky nuk është një ligj për të prishur teatrin, nuk është një ligj për të ndërtuar një teatër të ri.  Në na ka ardhur zogu në dorë, siç thonë tironsit. Të bëhemi bashkë dhe të negociojmë me arkitektin. Nëse funksionon amin, nëse nuk funksionon hajde të vrasim mendjen.

veliaj me artistet 2

Alert Çeloaliaj: Në ftesën që na ka ardhur thuhet se teatri i ri do të ndërtohet. Pra është vendosur dhe nuk e di për çfarë kemi ardhur sot. Sipërfaqja e teatrit është mbi 7 mijë m2, por këtu thuhet 1200 m2. Në gjithë ftesën flitet në kohën e kryer, pra nuk ka më vend për diskutim. Të gjitha këto e bëjnë të kryer diskutimin. Ne jemi kundër prishjes arbitrare të teatrit kombëtar dhe atij eksperimental. Pyetja jonë është: a janë ezauruar të gjitha mënyrat për gjetjen e fondeve?

Neritan Liçaj: Pse të mos bëjmë njëherë ligjin pastaj flasim për teatrin e ri? Ta shtyjmë edhe pak sa të bëhet një ligj i mirë për artin dhe kulturën dhe pastaj të flasim.

Mirela Jorgo (avokate): Ju bëtë gjysmë ore propagandë.

Veliaj: Ne kemi sot dëgjesë me aktorët. i kam dhënë fjalën Ndrenikës.

Jorgo: Ne jemi përfaqësues të shoqërisë civile që mbështesim aktorët. Dakord të flasin aktorët pastaj ne.

Robert Ndrenika: Teatri mund të riparohet dhe të dalë një gjë e shkëlqyer dhe jo me 30 milionë euro. Të kanë gënjyer me ato 30 milionë euro. Maksimumi mund të shkojë 10-15 milionë euro ai teatër që duan të bëjnë. Tani më është konsoliduar mendimi që i gjithë kompleksi i teatrit mund të ruhet. Tirana e do një teatër të mirë që mund të shkojë 100-200 vjet dhe e meriton Tirana.

ndrenika ne takimin me veliajn

Robert Budina: Kur ju më thoni nuk i gjeni dot lekë për kulturën shqiptarë, unë nuk di çtë them. Të gjithë ne jemi fajtorë për këtë gjendje, edhe ne që sjemi të zotë të organizohemi. Ju na futët në një moment që e bëtë fakt të kryer gjithçka. Ju na e bëtë fakt të kryer ligjin dhe na thoni hajde të diskutojmë. Duhet të bjerë ky ligj dhe pastaj të diskutojmë. PS në 2013 pati një nga pikat e saj restaurimin e teatrit dhe nuk e bëri asnjëherë. Ne kemi dashur të diskutojmë me ju por se kemi pasur këtë mundësi. Unë mendoj se ju nuk jeni i sinqertë në propozimin që bëni, se me atë ligj që keni bërë, shkelen 17 ligje. Unë jam i tronditur nga kjo.

Veliaj: Jemi të gatshëm edhe me ekspertët, qofshin juristë apo të arkitekturës të bëjmë dëgjesat. Për ligjin, ky nuk është ligj i kontratës. Ky është një ligj që cakton vetëm një autoritet për negociatat.

Arben Derhemi: Falenderoj artistët e Operas që erdhën këtu sot. Do ishte mirë që të kishin ardhur në protestat tona dhe të mos na linin vetëm. Nuk e di pse keni ardhur sot, por gjithsesi e vlerësoj. Kemi biseduar me shokët dhe miqtë, kolegët gjithashtu dhe kemi arritur në konkluzionin që ca e duan të verdhë, ca të bardhë e ca të kuq. Ne nuk cedojmë që çdo centimetër i teatrit kombëtar, është vend i shenjtë. Ai nuk do të cënohet, e ka thënë edhe Ndrenika është Jeruzalem. Aty fillon dhe aty mbaron konsensusi me ne. Në rast se bisedimet fillojnë në momentin që territori nuk cënohet, ne aty po deshe ulemi dhe hamë ndonjë darkë e pimë ndonjë gotë verë. Sa për tironsit, tironsit duhet të kenë një identitet. Kullat 40 katëshe dhe 60 katëshe, janë mungesë kulture dhe mungesë vizioni.

Luftar Paja: Jam për teatër të ri me të gjitha përmasat që i takon një teatri nacional shqiptar, por që të kemi këtë teatër mua nuk më vjen mirë që ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaci dhe tullat, ka kush përgjigjet për llacin dhe tullat, për betonin e të tjerë, ne si artistë duhet të shtojmë forcat për betonin artistik, llacin artistik, se ja e bëmë dhe teatrin me përmasat moderne, por a kemi një Romeo dhe Zhuljetë që të demonstrojë atje në teatër, nuk e kam fjalën ti kryejë teatri këto detyra, është cik e thellë mendoj unë fillon që nga Artet, kush jep mësim dhe cfarë bëjnë, dhe për të ardhur pastaj këtu tek llaci e tullat. Më vjen shumë keq që lokalizohet, jo Tirana, Shkodra, Korca, TK e ka Teatri Kombëtar dhe në të nuk duhet të vijnë ata që banojnë në Tiranë, por ata që e meritojnë në TK, mos të lokalizohet, teatri është edhe i fierakëve, vlonjatëve. Duke mos ofenduar njëri-tjetri, por duke respektuar njëri tjetrin, se rrisin edhe cilësinë artistike, secili të shikojë punën e tij dhe të mos merremi me metrot, jo kaq por aq, nuk ka nevojë për avokatë se jam vetë avokat unë, në punën time.

Avokatja: Trualli ëhstë kryesori, jam vajza e mikut tënd. Trualli po gllabërohet.

Paja: Bëj të fala mikut tim, unë nuk merrem me metrot e gllabëruara, ata ti gllabërojë dhe drejtësia, qëllimi im kryesor është të ketë teatër si i takon dhe cilësinë artistëve.

Reshat Arbana: Nëse do na dëgjoni të gjithë, nuk mbarojmë kurrë, mendojeni më hollë këtë punë, merrni grupet e interesit, diskutoheni me 200 vetë nuk do dilni kurrë në krye, bëni një gjë të bukur se ato kullat do na duket sikur do bien mbi kokën e artistëve dhe godinën e teatrit, restaurimi nuk shkon 1 milionë do më shumë, isha në dhjetor bëra shfaqje aty, se nuk rrihej nga të ftohtët ishte tmerr aty. Mendoni, jo me kaq kallaballëk, nuk do dilni kurrë në krye, merrni ata që merren me këtë punë, regjisorët, arkitektët, skenografët, ndjek skena të turpshme aty, luhet një teatër i keq, nuk është i imi, apo i atyre që janë artistë të vërtetë.

Laert Vasili: Më lër të flas për Teatrin e Ri, ka që 5 vjet më mban shpirtin. Dëgjova shumë gjëra, shqiptarët kanë nevojë për rilindje shpirtërore, e cila nuk mund të krijohet nën tallashet e Musolinit. Nëse dikush nuk sheh dot të ardhmen e Teatrit në një strukturë futuriste atëherë të shohë estetikën e tij. Nuk duam teatër të ri me 30 milion lekë. Duam të rrimë aty, të vuajmë nga turbekulozi. Le të ruajmë etikën artistike. Mos e bëni, na lini të vdesim nga turbekulozi”,- tha ai. Ai tregoi edhe se si teatri kombëtar u përmbyt nga shirat që ranë apo se si në verë temperaturat shkojnë në 40 gradë duke e bërë të pamundur punën aty. “Nuk ka në europë kapanon në atë godinë. Unë kam 3 vjet që luaj aty por besoj që edhe ata që kanë 30 vjet kanë të njëjtin mendim. Baca Reshat sa po e tha pak më përpara çdo dimër aty ndërpriten shfaqjet sepse aktorët shkojnë me 39-të apo me 40-të nga të ftohtit. Gjatë shfaqjes së produksionit të kaluar tek “Makbethi” pjesa poshtë skenës u përmbyt dhe nuk është vetëm një dru apo një hu, por është një hu e gjithë ajo godinë e cila nuk përfaqëson as emocionet që na ka falur Margarita Xhepa aty, as mjeshtri i nderuar Robert Ndrenika apo të tjerë, të tjerë, të tjerë

Erion Isai: Unë jam për një teatër ti, po jo vetëm unë. Do ishte mirë dhe tek Piramida të qartësohej kjo puna e sallave. Ne paguajmë për një gjë nuk është, ne paguajmë për një sallë të ftohtë. Dua një skenë dinjitoze, kur komunikimi i publikut me artin të jetë i drejtë. Teatri është për të dhënë art.

Altin Basha: Propozimi që bëhet, na jep 3 salla nga 5 që janë tani. i gjithë brezi i vjetër ka kërkuar teatër të ri. i gjithë brezi i vjetër është ankuar për problematikat e teatrit. Ideja e një teatri të ri duhet parë dhe duhet diskutuar. Teatri i ri do të ishte një investim për brezin e ri për gjithë vitet e ardhshme. Nga ana tjetër kemi një problemi financiar, kjo është një çështje që duhet ta zgjidhni ju. Nëse nuk e zhvilloni dot, atëherë rikonstruktojeni dhe të bëhet i ri kur të kemi lekë si vend. Kemi shembullin e Kinema Republikës, ku tha se do ndërtohej kinema dhe u bë kullë. Kinema 17 nëntori u bë kullë. A keni mundësi si shtet ta ruani këtë territor? A e merrni dot këtë gjë përsipër? Nëse biseda fillon sot dhe jemi në pikën ku keni paraqitur një projektligj për të cilin juristët kanë rezerva, takimi sot bëhet në frymën e mosbesimit. Paratë për Turbinën dhe Operën i kishit. 5 milionë thuhet se bën rikonstruksioni i Teatrit, hajde ta provojmë mos i gjejmë këto donacione.

Zamira Kita: Unë jam për një teatër të ri, është në gjendje të mjerueshme, nuk marr vesh nga urbanistika, ndërtimi, financa, nuk jam specialiste, është e mjerueshme, çfarë të keqe shohin artistët për një teatër të ri, modern, funksional, në vendin ku është, jam kundër të iki që atje, jo të merret toka e të ndërtohet tjetër gjë, por që aty të bëhet teatër, pse nuk jeni dakord. Kulla të mos jenë në tokën e teatrit, nuk kam problem, nëse nuk më cenojnë teatrin, nuk kam asnjë problem se ku do jenë kullat.

Petrit Malaj: Për mua ky takim ka një vlerë të madhe, rrisni besimin e njerëzve, s’ka sinqeritet, njëri flet këndej, njëri andej, s’ka pasur transparencë, aktorët kanë mision dhe asnjë nuk merr përsipër të thotë që kjo është kështu dhe bëhet kështu. Nuk bëhet asgjë me dhunë dhe fjalë të fundit, por me besim, kur të thuhet e zeza mbi të bardhë, kjo është kështu e do bëhet kështu. Ju kërkoj kolegëve që gjërat ti themi troç, pa ekstremiza, por të respektojnë njëri tjetrin dhe të kërkojmë nga ju besim dhe sinqeritet, askush nuk di saktësisht se çfarë do bëhet. Të gjithëve u dhemb, ka probleme nuk diskutohet, nëse politika do tregohet e pastër, se ka edhe një gjë të keqe, bëhet debat dhe çohet njëri e thotë aktori nuk ka punë fare, ky është TK është pasuri e madhe e kombit.

Alfred Trebicka: Asnjë nga ne nuk ma merr mendja që të thotë dua një teatër pa kushte të punës, asnjë nga ne nuk mendon se nuk do teatër luksoz, me dushe etj. Këtu nuk bëhet fjala për dushe, por për territorin, të mos ndryshojë destinacion dhe ne e ngatërrojmë me përvoja të gjithësecilit. Ajo që na ka prurë në këtë pikë ka qenë mungesa e transparencës dhe e këtij kontakti që filluam sot. Nëse fashizmi i solli dëme të mëdha botës, më shumë i solli Italisë, atyre që e shpikën, të gjitha vendet ku ka folur Musolini janë aty, nuk i ka prish njeri, sepse aty ka fol ai qelbësira. Ajo puna e arkitekturës është si puna e dusheve dhe e ambienteve, amortizimit, thelbi është territori. Ajo hapësirë e lakmueshme në atë vend, nëse ne shkojmë nëpërmjet diskutimit, debatit dhe bashkëbisedimit deri në pikën që ai territor të mbetet i pacenuar dhe vetëm për TK ia kemi arrit qëllimit. Nëse ndodh ndryshe do te jete turp i madh per ne se si e hengren ata ate koqe ulliri dhe ndertohet aty tjeter gje, ndertohet i ri, apo jo, eshte tjeter gje, nese pranojne atashimin e partnerit te fuqishem, eshte i fuqishem ai, na myti ne ai, ikem ne.

Kastriot Çaushi: Sa më rrethe të ngushta të jenë, e sa më besim të ketë, aq më i frytshëm është diskutimi, brenda grupeve të bëhet diskutim. Askush nuk di një të vërtetë që e do secili, kam qenë para dy muajsh në një teatër që ishte fjala e fundit e teknikës, pyetja është kjo, cili është raporti i pjesë së spektatorëve dhe skenës dhe prapavijës, 60% me atë që nuk sheh spektatori, me 40% që ndodh në arenë, thashë në Norvegji bëhet kjo punë. Dua ndërtesë të re për vendin tim, nëse krijohet mundësia që pa prekur thelbin e TK se ç’bëhet në pjesën tjetër, ky financim e bën një të ri, modern, le të bëhet, në të kundërtën le të gjendet një mundësi tjetër. Asnjë hap të mos jetë subjektiv.

Helidon Fino: E di mirë gjendjen, se bëj 23 vjet në teatër. Jemi dakord në një pikë dhe kjo është absolute, që asaj sipërfaqe nuk mund ti hiqet asnjë centimetër, kullë mbi kokë, anash e afër sa ti zërë frymën nuk jemi dakord dhe kjo nuk diskutohet. Nëse dikush e do monument kulture, nuk do të thotë që nuk kanë të drejtë, ata që duan teatër i riu nuk do të thotë që nuk kanë të drejtë, e as që të dy palët që zihen e të jenë në kontradiktë mes tyre.

Genci Fuga: mungesa e besimit është një faktor që e kam thënë shpesh, një pyetje është e thjeshtë, the për një fillim të ri, jemi këtu, është në projektligj që është online dhe përcakton elementët e negociatorëve, këta elementë do të ndryshojnë?

Veliaj: Po është e hapur për negocim

Fuga: Ke ngritur shtëpi sociale, ke pasur një studim për këtë,. Ajo që shikoj shumë të amullt këtu është mungesa e një strategjia, nuk e dimë se sa fëmijë ka kjo familja jonë, dhe sa mund të shtohen, kujt do i japim celësat, nëse nuk duam të kujtojmë situatën e 30 janarit të 2018, e kanë nisur vitin me tendencë për të vajtur për dy vjet në TK. Nuk kemi status të qartë për fitues, që asgjë që nuk e përcakton MK, nuk na garanton që TKOB të shfaqë atje, me letra kjo nuk është, është e vërtetë ajo, të marrim kohë, të bëjmë statusin, e të dimë se sa fëmijë ka familje se ndryshe, pastaj, celësat…

Artan Imami: Klimë e helmët e një niveli mizerabël nga ca njerëz që prezantojnë veten e tyre dhe sa herë nuk tradhtojnë atë mendim që kemi për ta dhe të lind vetiu dëshira për ti kundërshtuar, unë nuk dua të kundërshtoj ata që thanë mendimin etyre edhe pse nuk ua respektoj mendimin, jam mundur në mënyrë racionale të them një mendimin tim, që përmblidhet në dy tre shtylla kryesore; jemi pasur nevojë ër një TK të ri, është në turpin e administratorëve qeverisës që e kanë lënë, që ai territ të katandiset në atë gjendje, dhe që gjithë ky territor i qendrës së TIranës është lënë në gjendje të turpshme. Secili ka të drejtën e arsyeshme të dyshojë që është 60% toka që do i falet Fushës apo sa, duhet të kuptojmë se sa dhe si do japim dhe sa do përfitojmë, të ngrihet grupi negociator të ulet dhe të negociohet. Edhe unë që mund të jem dashamirës i një teatri të ri modern duke qenë kategorik për prishjen e atij vendi që me dhemb, unë jam i bindur se ju e dini se cfarë do të negociohet, sa më shpejt të jepet informacion aq më shpejt do largohemi nga klima e batutave, se më vjen shpirti në majë të hundës që nuk i shoh me sy të dalin, herë tjetër kur ti ftoni njerëz, mos të rrimë katër orë këtu se dëgjon edhe publiku. Transparencë nuk i shpëtoni dot asnjë akuze dhe sulmi nëse ngelet e errët cilatdoqofshin qëllimet tuaja sado pozitive.

Veliaj: Bashkia nuk e shet tokën, e vë në përdorim, përqindjen ma konverto në Teatër, por është pjesë e negociatave.

***

Projekti i teatrit të ri

Kreu i Bashkisë nënvizoi se edhe raporti i 2018 i Institutit të Ndërtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për godinën e Teatrit Kombëtar në 23 mars 2018 thotë se nga inspektimi i situatës së godinës situata paraqitet shumë problematike me përkulje dhe dëmtime në disa zona të soletës dhe me ambiente që nuk ofrojnë kushtet jo vetëm për stafin por edhe për qytetarët që e frekuentojnë.
Më tej Veliaj renditi listë shumë të gjatë gjërash që duhet të kenë një teatër modern, por që i mungojnë teatrit ekzistues dhe nuk mund të instalohen atje:

– Biletari
– Garderobe per spektatoret
– Zyra per administraten
– Dhoma zhveshjes per artistet
– Dushe per aktoret
– Dhoma provash
– Dhoma teknike per sisteme kontrolli apo pulti i komandimit
– Sistem Audio dhe video projektimi
– Dhoma akustike apo rregjistrimi
– Infrastrukture rregjistrimi video te shfaqjeve
– Tualete per spektatoret te pershtatshme per kapacitetin e teatrit
– Dalje emergjence
– Sisteme sigurie
– Sisteme kundra zjarrit
– Sisteme qe garantojne energjine elektrike
– Arkive
– Dhomat e grimit
– Salle per te ngrohur muskulaturen perpara performaces se artistit
– Kostumografia, rrobaqepsi, hapesira pune dhe garderobe
– Skenografia, Hapesira pune , depo materialesh
– Hapesire per orkester ne veprat qe e permbajne ate
– Hapesira prapaskene, mbi skene apo nen skene
– Krahet e skenes dhe qarkullimi i aktoreve pergjate shfaqjes
– Dhome konference apo media ku lancohen shfaqjet
– Hapesira qarkullimi te vecanta per aktoret, administraten dhe publikun
– Sisteme ndricimi dhe dhoma kontrolli

Teatri/ Veliaj takohet sot me artistët: Do dëgjojmë gjithë shqetësimet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të zhvillojë ditën e sotme një dëgjesë me komunitetin e artistëve për çështjen e ndërtimit të teatrit të ri. I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News24”, Veliaj deklaroi se paraditen e sotme në orën 11:00 ai do të bashkëbisedojë me artistët për këtë propozim që pritet t’i japë qytetarëve të Tiranës një teatër dinjitoz.

Teatri-Kombetar-600x338

“Një shans fantastik është takimi i sot. I kemi ftuar të gjitha palët, t’i dëgjojmë të gjithë dhe ata që kanë shqetësime dhe ata që janë pro dhe ata që kanë pyetje se ndoshta jo të gjithë i dinë detajet. Kështu që ne sot në orën 11 do të kemi një konsultim publik Në Tiranë”, tha Veliaj.

teatri

Ai sqaroi edhe pozicionin e Bashkisë së Tiranës në këtë çështje, teksa theksoi se bashkia do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit.

“Arsyeja pse bashkia është e përfshirë është sepse bashkia është një nga pronarët e tokës në tokën mbrapa teatrit. Do të thotë që bashkia me ose pa teatrin është në tagrin e vet ta zhvillojë. Unë jam ndoshta i vetmi kryetar bashkie i një kryeqyteti në rajonin tonë i cili mbas godinës së vet ka një ferrishte. Përpara kemi sheshin, një nga më të bukurit i cili po animohet, po ka jetë, po ka aktivitete, po ka koncerte. Tani e kemi bërë të gjithin të transformuar për kampionatin botëror të futbollit. Fusha sportive, hapësira për të kaluar kohën, madje edhe foto e famshme e Skënderbeut është rikthyer tani që është mbaruar edhe lulishtja mbrapa Skënderbeut. Ndërkohë që pas bashkisë ne kemi një ferrishte të madhe. Mbrapa teatrit gjithashtu magazinat e dekorit të Tiranës, një parking, ish-godina e vjetër e PD kështu që bashkia gjithsesi do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit. Kjo ishte një mundësi për t’u sjellë pak si tirons i zgjuar”, tha Veliaj.

Veliaj: Shans fantastik. Teatër i ri modern që do i rezistojë 100 viteve të ardhshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se ndërtimi i një teatri të ri në kryeqytet është një shans fantastik për të pasur një ëndërr.  I ftuar në emisioni “ Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës, Veliaj siguroi se godina e re e teatrit do të jetë një projekt që do i rezistojë 100 viteve të ardhshme. “Ky është një shans fantastik për të pasur një ëndërr dhe për ta diskutuar këtë ëndërr se ëndrra duhet të kthehet në projekt. Një teatër i ri, një teatër modern, një teatër që i reziston 100 viteve të ardhshme”, tha ai.

Kreu i Bashkisë deklaroi se godina aktuale e teatrit është ndërtuar nga italianët për argëtimin e ushtarëve e kazermave dhe jo si një godinë e mirëfilltë teatri. “Ky ishte një teatër dopolavoro, ndërtuar nga ushtria italiane për të argëtuar ushtarët e kazermave në Tiranë për periudhën 7-8 vjeçare pas luftës. Zgjati 70-80, po afrohet viti i 90. Çështja është ambicia jonë është riparimi, vënia e disa mballomave të kësaj ëndrre të ushtrisë italiane që ishte për 7-8 vjet dhe ne do t’i bëjmë kësaj ëndrre një overdraft si në bankë apo kemi një ëndërr komplet tonën? Kjo është për diskutim. Nëse arrijmë në një konkluzion që jo more jo, ne nuk duam ndryshim. Ajo që më rezulton është që kur qytetet kanë ndryshuar ka pasur progres”, nënvizoi Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura