“U përpoq të vriste veten katër herë”- Dokumentari për Princeshë Dianën trondit familjen mbretërore, zbulon sekretet e saj

May 4, 2020 | 16:07

Princ Harry dhe William janë zemëruar shumë për shkak të një dokumentari të ri për Princeshë Dianën ku pretendohet se ajo u përpoq të vriste veten katër herë.

Sipas The Sun, në dokumentarinn me katër pjesë të quajtur ‘Being Me: Diana’, do hidhet dritë mbi betejën me shëndetin mendor që ajo përjetoi, nga çrregullimet e të ngrënit deri tek martesa e palumtur me Princin Charles dhe fëmijëria e dhimbshme.

Në dokumentar do përdoren pamje të papublikuara ndonjëherë nga fjalimet e Dianës përpara vdekjes së saj në vitin 1997, si edhe intervista me njerëz që ishin pranë saj, të cilat do hedhin dritë mbi vuajtjet e saj pak para se të ndahej nga Charles në 1992.

‘Being Me: Diana’ është prodhuar nga kompania TV DSP dhe pritet të jepet në Netflix.

“William dhe Harry do mërzitem dhe zemërohen shumë,”– tha një burim. “Veçanërisht për Harry-n i cili po punon me Netflix. Ndërkohë që mbretëria është goditur nga largimi i Meghan dhe Harry-t, kjo nuk është koha e duhur për publikimin e dokumentarit.”

Charles dhe Diana u martuan në Katedralen e Shën Palit para 2.000 njerëzve në 29 korrik 1981.

Në vitin 1992, Kryeministri John Major njoftoi se çifti do të ndaheshin, por që do të vazhdonin të jetonin së bashku në Pallatin Kensington.

/Panoramaplus.al

 

 

© Panorama.al

Te lidhura