Tritol banesës, gjyshja e Xhisielës tregon tmerrin: Jemi të kërcënuar, kur dëgjuam shpërthimin…

Oct 8, 2018 | 10:59
SHPËRNDAJE

Pas vendosjes së tritolit në shtëpinë e gjyshit të Xhisiela Malokut, ka ardhur dhe dëshmia nga familjarët. Për “Panoramën”, ata kanë treguar se janë trandur nga kjo ngjarje dhe ndjehen të kërcënuar.

shtepia-xhisieles3

“Nuk dimë asnjë gjë. S’ja vendosim dot fajin asnjërit. ishte ora rreth 12 e natës. U trembëm shumë. Na e hodhën tritolin në oborrin e shtëpisë. Jemi të kërcënuar. Nuk kemi asnjë ide kush mund ta ketë hedhur, vetëm kur dëgjuam zhurme dolëm të frikësuar përjashta dhe pamë se kishin hedhur lëndë plasëse”, ka qenë kjo dëshmia e gjyshes së Xhisielës.

shtepia-xhisieles2

Gazetari  i Panorama tregon se  familjarët e tjerë nuk pranojnë të flasin edhe pse kanë shkuar forca të shumta policie në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e saj.

shtepia-xhisieles1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura