“Sulme të tjera në Veri të Kosovës nga Radoiçiç”- Kurti paralajmëron lëvizje të reja: Ai po paguan terroristë nga dy mijë euro. Në Rashkë po ruhen automjetet dhe municionet

Dec 23, 2023 | 13:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar lëvizje të reja në Veri të Kosovës, ku thotë se Radoiçiç, po përgatit terroristë për një sulm të ri, pas atij në Banjskë.

Kurti Radoicic

Në konferencën e mbajtur me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Zveçla, Kurti tha se mjediset e një firme të quajtur “Jablanovica”, në Rashkë po mbahen automjetet dhe municionet e përgatitura për sulmin e radhës, si dhe po trajnohen pjesëtarët e mbrojtjes civile.

“Urdhri për sulmin e 24 shtatorit i planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, ishte kumtuar në mjediset e kompanisë “Novi Pazar Put”. Automjetet arsenali ishin të përqëndruara në këtë lokacion. Kjo kompani që është e sanksionuar nga SHBA është e vëllezërve Veselinoviq dhe Radoicicit dhe drejtor është “Gërba” që ka marrë pjesë në luftërat e Kosovës, Bosnjës e Kroacisë, gjithashtu ka qenë drejtori i burgut të Nishit. Një muaj para sulmit në Banjskë, këtë kompani e kishte vizituar Vucic, për ta përuruar ndërtimin e rrugës Rashkë-Novi Pazar. E kishte lavdëruar punën e drejtorit dhe i është referuar si njeriu më i shpejt. E përgëzoi edhe për përurimin e rrugës, tre muaj para kohe me nxitim.

Aty Vucic tha se e ka të vështirë të gjej zgjidhje me njerëzit nga Kosova, duke mu referuar mua. Ai aty akuzonte për sulm, sepse po përgatiste sulm. Gjë që ndodhi më 24 shtator. Pas sulmit, Radoicic u lirua nga nga Gjykata sere në kohë rekorde. Ai tani po organizon sulme të tjera me pjesëtarë të Mbrojtjes Civile. Ai po mban takime me BIA-n, në ambientet e firmës Jablanovica në Rashkë po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoicic dhe grupi i tij. Në këtë ndërtesë strehohen pjesëtarë të mbrojtjes civile që kryejnë vëzhgime, e që instruktor e kanë Uglejsha Jarenicin. Ata po strehohen dhe përvec akomodimit, ata paguhen rreth 2 mijë euro në muaj”, tha kreu i qeverisë së Kosovës.

© Panorama.al

Te lidhura