“Stop projekteve famëkeqe e mendjeve të ndryshkura”- Gjeneral Ahmetaj pyetje për Vuçiç: Pse po armatoset ‘deri në dhëmbë Serbia’?

Nov 9, 2019 | 22:05
SHPËRNDAJE

Gjeneral Pirro Ahmetaj, i ka drejtuar tre pyetje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçi, duke u ndalur tek armatosja e vendit.

Ndërsa bën thirrje që të ndalohet rikthimi i armëve në Ballkan, gjenerali kërkon të dijë nga Vuçic, se nga cili vend, vende ose Aleancë është e kërcënuar Serbia që po armatoset “deri në dhëmbë”.

IMG-20191009-WA0025

Ndërkohë, pasi SHBA e paralajmëroi se nuk mund të marrë S-400 nga Rusia, Vuçiç u shpreh se Serbia blen vetëm armë mbrojtëse, e jo armë që mund ta vendosin atë nën sanksione.

Serbia është duke e armatosur veten sepse është një vend i lirë. Një vend që nga të gjitha anët është i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, me të cilat ne duam marrëdhënie të mira”, tha Vuçiç.

 

Reagimi i plotë i Gjeneral Ahmetaj:

Të dashur bashkëkombas miq/koleg,

Me gjithë sforcon “prapagandistike” tē Presidentit Vuçic, nuk gjej pergjigje dhe ri-përsëris 3 pyetjet për Presidentin, këshilltarët, gjeneralët dhe ndjekësit e projekteve të Beogradit zyrtar:

  1. Nga kush vend në rajon kërcënohet Serbia ?
  2. Nga cili vend, vende ose Aleancë është e kërcënuar Serbia ?
  3. Dhe pse po armatoset ‘deri në dhëmbë Serbia’ me 18 avjon MiG-29 (ekijvalent me F/35), si sisteme raketash S-3/400, buxhetin 907 million Euro për Vitin 2019, etj???

Si expert me 25 vjet eksperience në NATO, mendoj se 3 pyetjet nuk kërkojnë aftësi gjeopolitike të veçanta (ndriçuara), për t’iu përgjigjur edhe nga qytetarët e thjeshtë ?

Kam më shumë se 5 vjet, që nuk kam marrë pêrgjigje, dhe ripërsëris thirrjen: “Stop- Rikthimit të ballkanit te Armët, projektet famëkeqe dhe mëndjet e ndryshkura”?

 

© Panorama.al

Te lidhura