Shqipëria abstenon rezolutën e Rusisë në mbledhjen Këshillin e Sigurimit të OKB: Nuk u trajtuan siç duhet çështjet kritike

Oct 17, 2023 | 9:40
SHPËRNDAJE

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka abstenon rezolutën e Rusisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

F8nDSkEWUAAqyJD-770x423

Ka qenë vetë ministria që ka bërë të ditur lajmin, duke thënë se shkak është bërë mosfutja në rezolutë e çështjeve kritike, siç janë edhe sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.

“Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenoi sa i përket projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia sepse teksti nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo.”, thuhet në reagim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura