21 Tetor, 2023

WhatsApp vjen me një risi! Përdoruesit e aplikacionit mund të hapin dy llogari në të njëjtin telefon. Ja si mund ta bëni atë


WhatsApp në pronësi të kompanisë “Meta” po vjen me një risi.

Së shpëjti WhatsApp do t’i lejojë përdoruesit të punojnë në dy llogari të aplikacionit, në të njëjtën kohë, në një pajisje Android.

Fillimisht ju duhet të dilni nga njëra llogari për të përdorur të dytën.

Njerëzit duhet të kenë një numër të dytë telefoni dhe një kartë SIM shtesë, ose, si alternativë, një telefon që pranon multi-SIM ose eSIM. Procedura për të shtuar një llogari të dytë është e drejtpërdrejtë: Shkoni te ‘Cilësimet’ në WhatsApp, klikoni në shigjetën pranë emrit tuaj dhe më pas zgjidhni ‘Shto llogarinë’. Gjithashtu, në secilën llogari, mund të kontrolloni cilësimet e tyre të njoftimit, së bashku me privatësinë.

Për më tepër, për të përdorur funksionin, duhet të përdorni vetëm ËhatsApp-in zyrtar dhe jo imitimet ose versionet e rreme, sipas kompanisë “Meta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al