11 Shtator, 2018

“Tradhtare, meriton të mallkoj përjetë”, këngëtari i njohur reagon për ndarjen nga bashkëshortja


“Tradhtare, fajtore, s’meriton të flas por meriton përjetë t’mallkoj e në fund të vras”. Ky ishte statusi i këngëtarit Meda në profilin e tij në “Instagram” që i drejtohej bashkëshortes dhe që i habiti të gjithë.

Nga ky status u kuptua se Meda është ndarë nga bashkëshortja e tij për shkak të tradhtisë. Por në fakt asgjë nuk është e vërtetë, pasi këngëtari ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook”, duke treguar se si qëndron e vërteta.

Ai është shprehur se i kanë hakuar llogarinë e “Instagram”-it dhe se nuk është ai që ka publikuar statusin. Si për të qetësuar familjarët dhe fansat e tij, këngëtari ka publikuar një foto në “Facebook” me bashkëshorten Lulja, ku duken shumë të lumtur në krah të njëri-tjetrit e shumë të dashuruar.

“Për të gjithë dashamirësit tanë, ju njoftoj që Instagrami im është keqpërdorur dhe ka lajme të pa vërteta. Ju përshëndesim Unë dhe Lulja!”, shprehet Meda.

Tashmë profili i “Instagram”-it të këngëtarit, emri i vërtetë i së cilit është Mehdin Pergjeçaj, është mbyllur.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al