23 Maj, 2022

Semi i dedikoi këngë tradhtisë së tij ndaj Bora Zemanit, Donald Veshaj habit me veprimin e fundit (VIDEO)


Semi Jaupaj publikoi pak ditë më parë këngën e saj të titulluar “Ani”, tekstin e të cilës ndjekësit e kanë lidhur me historinë Bora-Donald.

Kjo gjë me sa duket është konfirmuar edhe nga vetë Donaldi përmes postimit të fundit. Ai publikoi një video në Instastory ku këndon këngën e Semi Jaupajt, e shkruar nga Yll Limani, këngë e cila flet për një djalë që tradhton që më pas është penduar.

“Tu luta, tu luta, tu luta ti mos bëj gabime. Tu luta, tu luta, tu luta ti mos thyej premtime. Djalo ti nuk je normal. Djalo ti nuk je normal. Prej vetes ke ik ti, prej vetes ke dalë. Nuk e di a muj naj herë me ta fal. Ani ani, hajt se ki me ardh ti te dera e banesës tem, ki me u lut ti a mrena a m’len.”- këndon Donaldi gjatë videos.

Kënga e Semit erdhi në një kohë që Bora Zemani dhe Donald Veshaj u përfolën kudo në rrjet për një rikthim të mundshëm. Dhe nëse kënga është një dedikim, vlen të theksohet fakti se është shkruar para takimit mes Borës dhe Donaldit, ndërsa dyshja ende nuk kanë konfirmuar rikthimin.

Semi pranoi në emisionin e Donaldit se “Mos u kthe” ishte dedikim për atë dhe Borën dhe se Ylli Limani e ktheu në këngë historinë e tyre.

Donaldi: Kam dëgjuar se ajo kënga ka qenë për mua. Si ndodhi?

Semi: Ylli Limani më shkruajti pas daljes një mesazh dhe i kërkova të më bënte një këngë. Isha me Borën. Duke qenë se ti ishe në BBV dhe kishim dëgjuar për bëmat e tua. Filluam të flasim për ndjesitë e shoqes sime të ngushtë dhe bëmat e tua. Ylli u frymëzua dhe doli kjo kënga. Është dedikim.

Donaldi i tha se ka shkruar versioni tjetër të këngës ku përmendte martesën me Borën.

Donaldi: Unë kam shkruar versionin tim: “Nxirri krejt në tavolinë, krejt të mirat që m’i din, kurrgjo mrena mos të rij. Emrin tim thuje sot, jepi ti bërtite fort, e di që më do më së shumti në botë. A e di si është me u zgju dhe me u gzu që je këtu. E mos u nxeh, mos u mërzit për dy komente të këqija. Mos u nxeh se jam tu u munu me të sjell gjithë kujtimet. Para syve t’botës pashë, më të bukur nuk e di a ka, si mund të jesh me kaq fat. Emrin tënd do ta përmend do ta bëj tatoo aty ku më dhemb. A e di si është me u zgju dhe me u gëzu se je këtu. Ti një ditë ke me u martu me mua dhe në dasmë do këndojmë këtë këngën: A si qenka dashuria, se jemi dy nga labëria.”

Semi: Më ka bërë përshtypje që njerëzit menduan se kemi lidhje.

Donaldi: Ishe në një event me Borën. Çne i ndeze cigaren? Çfarë ndodhi?

Semi: Rastisëm. Se më pak sikleti dhe nuk dua të flas shumë.

Donaldi: Unë ty nuk të hodha kurrë posht, po ti pse më hodhe?

Semi: Pse çfarë të bëra unë që të më hidhje poshtë? Nuk jam penduar për asgjë që kam thënë.

Dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së Donaldit dhe Borës. Fakti që ishte brenda me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport – Semi, shoqja e Borës. Semi, shoqja e Donaldit. Gjatë reality-shoët ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares.

Semi ka deklaruar se lidhja e Donaldit me Beatrix ka qenë sa për lojë teksa nuk e ka sulmuas asnjëherë atë duke qëndruar neutrale.

© Panoramaplus.al