6 Qershor, 2022

Puthje? Pas videos me momentet intime, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti shtojnë dyshimet me veprimin e fundit


Pas videove ku shfaqeshin të afërt me njëri-tjetrin, është publikuar edhe fotoja ku Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti shkëmbejnë një puthje në buzë.

Thashethemet se mes tyre ka diçka më shumë se thjesht një bashkëpunim muzikor, nisën me publikimin e këngës së tyre “All yoru lovin.” Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti.”

Me sa duket fansat kishin të drejtë, pasi gjatë ditë së sotme janë publikuar disa video ku Semi dhe Roni duken mjaft afër.

Dyshimet sa vijnë e shtohen pas kësaj fotoje që po shpërndahet me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.

Dyshja nuk kanë reaguar në lidhje me aludimet, megjithatë videot dhe fotot që po qarkulljnë duken si një konfirmim se mes tyre mund të ketë një romancë.

LEXO EDHE:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al