Mesa duket Lumbardhi dhe Kaderi do të jenë çifti i parë që do krijohet këtë sezon në shtëpine e “Big Brother Vip Kosova”, pasi prej kohësh dyshja janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin.
Së fundmi Lumbardhi dhe modelja po shijojnë qëndrimin e tyre në këtë spektakël me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet mes tyre.
Ditën e djeshme dyshja i kanë bërë një kërkesë të veçantë vëllait të madh, duke i kërkuar që organizojë për të dy një darkë romantike, duke treguar se dëshirojnë të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin larg pjesës tjetër të banorëve.
Nga ana tjetër teksa janë një hap afër për të deklaruar hapur ndjenjat për njëri-tjetrin dhe për ti dhënë një emër këtyre ndjenjave, së fundmi dyshja janë parë duke u puthur dhe përqafuar së bashku.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al