30 Janar, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, Olivia Wilde fotografohet me ish- partnerin Jason Sudeikis


Olivia Wilde është parë së fundmi në praninë e ish partnerit, Jason Sudeikis pas ndarjes me Harry Styles.

Dyshja u fotografuan tepër të afërt dhe në një moment u përqafuan. Një burim i tha PEOPLE në nëntor se Wilde dhe Styles “po bëjnë një pushim” pasi u lidhën për herë të parë në janar 2021 ndërsa punonin në filmin e tyre Don’t Worry Darling, në të cilin ajo shërbeu si aktore dhe regjisore. “Ai është ende në turne dhe tani po shkon jashtë vendit.

Olivia Wilde, Jason Sudeikis' Relationship Timeline: See Their Reaction to  Nanny's Allegations | Entertainment Tonight

Ajo po fokusohet tek fëmijët e saj dhe puna e saj në L.A. Është një vendim shumë miqësor,” tha burimi i brendshëm, duke shtuar: “Ata janë ende miq shumë të ngushtë.” Një tjetër burim i brendshëm shtoi: “Pushimi ka qenë i vështirë për Olivia. Ata kanë pasur disa probleme, por Olivia mendoi se do t’i kalonin të gjitha. Ajo është e zhgënjyer. Megjithatë, është thjesht një situatë e ndërlikuar.”

Olivia Wilde and Jason Sudeikis Deny Ex-Nanny's 'Scurrilous' Claims About  Their Breakup | Glamour

Dy muaj përpara se ajo dhe Styles të lidheshin për herë të parë në mënyrë romantike, mediat raportuan se aktorja dhe Jason i  dhanë fund fejesës së tyre shtatëvjeçare në fillim të vitit 2020. “Ka qenë miqësore, dhe ata kanë kaluar në një rutinë të shkëlqyer bashkëprindërore,” tha burimi.

Olivia Wilde Reportedly Called Out Jason Sudeikis for the 'Aggressive' Way  He Served Her With Custody Papers | Glamour

“Fëmijët janë prioriteti i tyre”. Wilde që atëherë i ka kritikuar thashethemet se ajo la Sudeikis për Styles si “plotësisht të pasakta”, duke i thënë Vanity Fair në shtator: “Marrëdhënia jonë kishte përfunduar shumë kohë përpara se të takoja Harry”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al